1 mijë e 336 të vdekur, mbi 8 mijë e 300 raste aktive me Covid-19

 

1 mijë e 336 persona që ishin të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 8 mijë e 314.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Koosovës dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person 76 vjeçar nga Vushtrria, ndërsa janë konfirmuar edhe 174 raste të reja.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 80 raste, Mitrovicë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Podujevë 7 raste, Suharekë 6 raste, Prizren 4 raste, Gjakovë 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Pejë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Skenderaj dhe Viti.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 445 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.852 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.314. Numri total i rasteve pozitive është 51.502 raste nga 184.737 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.336 raste të vdekjes.”, ka informuar IKSHPK./21Media

Back to top button