Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur rastet e para të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, numri i rasteve pozitive është 15 mijë e 705 raste, ndërsa aktive janë 1 mijë e 347 raste.

Derisa nga infektimi me Covid-19 janë shëruar 13 mijë e 731 persona, ndërsa 627 persona të prekur me Covid-19 kanë vdekur.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec dhe Skënderaj.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”./21Media