Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur rastet e para të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, numri i rasteve pozitive është 15 mijë e 620 raste, ndërsa aktive janë 1 mijë e 441 raste.

Derisa nga infektimi me Covid-19 janë shëruar 13 mijë e 554 persona, ndërsa 625 persona të prekur me Covid-19 kanë vdekur.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441”, u bë e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).