Numri total i rasteve pozitive me SARS CoV-2 në Kosovë është 15 mijë e 574 raste nga 67 mijë e 294 persona të dyshuar për infektim nga ky virus. Shifra këto që u bënë që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të të infektuarve me virusin korona.

Virusin korona arritën që ta mposhtin 13 mijë e 492 persona, por janë 625 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.

E në 24 orët e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se nuk ka asnjë rast të vdekjes gjatë kësaj kohe. Ndërkaq janë paraqitur edhe 54 raste të reja me COVID-19.

Kurse numri i rasteve aktive në Kosovë është 1 mijë e 457.

Prishtina sërish është komuna me më së shumti raste pozitive.

26 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit janë paraqitur në komunën e Prishtinës, 8 raste në Ferizaj, ndërsa në 4 raste në komunën e Lipjanit, po ashtu 4 raste edhe në Vushtrri.

Në Gjilan janë dy raste pozitive me COVID-19, dy janë në Fushë Kosovë dhe dy janë në Skenderaj, ndërsa me nga një rast janë në Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë e Shtime.