Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të të infektuarve me virusin korona, numri i rasteve pozitive deri më tani në Kosovë ka shkuar në 15 mijë e 520, nga 66 mijë e 624 persona të dyshimtë me virusin SARS CoV-2.

Derisa 13 mijë e 420 persona kanë arritur që të shërohen nga virusi korona, janë 625 të tjerë që kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.

Ndërsa, sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në vend janë 1 e 475 raste aktive me COVID-19.

Me më së shumti raste pozitive është komuna e Prishtinës.

Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, 10 raste pozitive janë nga komuna e Prishtinës, ndërsa komuna e Mitrovicë 5 raste, komuna e Pejës 5 raste, komuna e Suharekës 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Prizrenit 3raste, komuna e Klinës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti./21Media