Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 1 mijë e 50 gjoba janë shqiptuar ndaj personave që nuk respektuan masat antiCOVID-19.

Ndërsa, 1 mijë e 13 gjoba janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut.

Gjatë këtyre orëve në rrugët e Kosovës është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa 19 të tjera janë aksidente me të lënduar dhe 35 aksidente trafiku me dëme materiale.

Për 24 orë policia arrestoi 22 persona, derisa 13 i dërgoi në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit./21Media