1 mijë e 575 të vdekur, mbi 6 mijë e 700 raste aktive

 

1 mijë e 575 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 6 mijë e 706 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre persona që ishin të prekur me Covid-19, u konfirmuan edhe 260 raste pozitive, ndërsa, u shëruan nga Covid-19 edhe 190 persona.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç).”, informoi IKSHPK.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Pejë 27 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Lipjan 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 7 raste, Ferizaj 6 raste, Istog 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Podujevë 3 raste, Deçan 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë, Malishevë dhe Ranillug.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.359 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.706. Numri total i rasteve pozitive është 66.640 raste nga 289.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.575 raste të vdekjes.”, bëri të ditur tutje IKSHPK./21Media

Back to top button