Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarave me virusin korona, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar mbi 17 mijë nga 80 mijë e 886 persona të dyshimtë. Kurse vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ku IKSHPK raporton në baza ditore, është raportuar me 118 raste të reja me COVID-19 si dhe për 50 të shëruar dhe për tre të vdekur nga ky virus.

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nga virusi SARS CoV2 janë shëruar 14 mijë e 716 persona. Mirëpo janë 656 të tjerë të cilët kanë humbur jetën si shkak i infektimit me këtë virus.

IKSHPK bën të ditur se në Kosovë janë 1 mijë e 637 raste aktive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 828 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan, 1 raste nga Spitali i Përgjithshëm, Pejë dhe 1 rast nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK). Numri total i rasteve pozitive është 17.009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.637”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.