1 mijë e 757 gjoba u shqiptuan për 10 ditë në këtë komunë
11 Dhjetor 2020
Policia informoi se vetëm në dhjetë ditët e para të këtij muaji në komunën e Prishtinës për personat që nuk kanë respektuar masat parandaluese janë shqiptuar mbi 1757 gjoba dhe janë dhënë rreth 300 vërejtje e këshillime për respektimin e tyre.
“Drejtoria Rajonale e Policisë -Prishtinë edhe perveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti COVID. Në kontekstin e kësaj policia e rajonit të Prishtinës po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca.”, informoi polica.
Policia theksoi se duhet të respektohen rekomandimet e kufizimet e vendosura, pasiqë ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e tyre.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona, që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 590 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 696 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 32.498 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.922. Numri total i rasteve pozitive është 45.594 raste nga 160.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.174 raste të vdekjes./21Media