Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 183 raste të reja me koronavirus në Kosovë dhe 57 të shëruar. Me këto shifra numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 3 mijë e 886, kurse 2 mijë e 3 persona janë shëruar. Ndërkaq numri i të vdekurve nga Covid-19 është 82.

IKSHPK-ja njofton se numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 1 mijë e 801./21Media