17 mijë e 422 persona në Kosovë janë raportuar të infektuar me koronavirus që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet pozitive me këtë virus.

Nga të dhënat e Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), deri më sot janë raportuar 14 mijë e 894 të shëruar, ndërsa si shkak i infektimit me COVID-19 kanë vdekur 657 persona.

Ndërkaq në vend janë 1 mijë e 871 raste aktive të regjistruara me COVID-19.

Sërish numrin më të madh të infektuarve me COVID-19 e ka komuna e Prishtinës. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në komunë e Prishtinës janë shënuar 54 raste pozitive, nga komuna e Gjilanit 34 raste, Fushë Kosova 11, komuna e Gjakovës 8 raste, e Pejës 8 raste, e Podujevës 7 raste, e Ferizajt 6 raste, e Skenderajt 3 raste dhe komuna e Kamenicës, Lipjanit dhe Vitisë janë me nga dy raste dhe me nga një rast komuna e Drenasit, Istogut, Malishevës, Shtimes e Suharekës./21Media