Inspektorati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë ka gjobitur sot L.B., punëtore shëndetësore në Prishtinë me 1000 euro për shkelje të vendimit për vetizolim, pasi e njëjta kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe kishte thyer vetizolimin duke dalë në qytet.

Në një komunikatë për media u bë e ditur se bashkëpunimi me qytetarët në këtë pandemi është i shkëlqyeshëm, ku edhe deri te rasti në fjalë ka ardhur për shkak të raportimit nga qytetarët.

Shtabi Emergjent Komunal ka ftuar qytetarët që bashkë t’iu përmbahen masave të IKSHPK-së për parandalimin e përhapjes së Covid-19./kp