Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë nisi me një minutë heshtje në nderim të 51 personave që humbën jetën si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në fjalën e tij, kryeparlamentari Gramoz Ruçi u shpreh se fuqia, shpresa dhe besimi janë më të mëdha se goditja e tërmetit e ankthi prej pandemisë.

Ai shtoi se sfida e qytetarëve po mund sfidën e natyrës dhe se përgjigjja e qeverisë, institucioneve edhe solidariteti i qytetarëve shqiptarë inspiruan mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare.

Ruçi siguroi se procesi për të rikthyer të gjithë qytetarët e pastrehë nga tërmeti në banesa të reja nuk do të ndalet.

Mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit të 2019-ës një tërmet prej 6,4 ballësh goditi fshatin Thumanën në Durrës. Tërmet ky që për pak sekonda shënoi një prej ngjarjeve më të rënda që Shqipëria përjetoi nga fatkeqësitë natyrore. Nga ky tërmet i fuqishëm humbën jetë 51 persona, u lënduan 913 të tjerë e po ashtu u prekën edhe plotë 202 mijë persona në disa bashki./21Media