1 viktimë dhe 151 raste të reja në Shqipëri

 

Vetëm një viktimë nga koronavirusi u regjistrua këtë të mërkurë në Shqipëri. Rovena Daja, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë, tha se pacientja që humbi jetën ishte nga Korça. Numri i viktimave në Shqipëri ka shkuar në 322.

“Një qytetare 61 vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve”, u shpreh ajo.

Në 24 orët e fundit, autoritetet kanë testuar 852 persona si të dyshuar me koronavirus. Mes tyre, 151 qytetarë janë konfirmuar pozitivë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.704.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë, 14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan, nga 5 raste në Krujë, Mirëditë, 4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër,  2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.”, njofton Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar./vizionplus

Back to top button