Kurba e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri vijon të mbetet e lartë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u kryen 331 testime prej të cilëve 82 rezultuan pozitivë.

Fatkeqësisht ditën e sotme një tjetër paciente ka humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 112.

Situata vijon të paraqitet serioze në spitale teksa numri i të shtruarve rritet. Në spitalet e vendosura në dispozicion po trajtohen 123 pacientë, 17 prej të cilëve në terapi intensive ndërsa 1 pacient është i intubuar. /oranews