10 afganë u larguan nga Maqedonia

Grupi prej 10 afganëve të cilët përkohësisht qëndruan në Maqedoninë e Veriut, mbrëmë u larguan nga Maqedonia e Veriut nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar Shkup.
Siç njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, strehim u ka siguruar Franca e cila edhe pritet t’ua njohë të drejtën për azil, si pjesë e operacionit për ndihmë të qytetarëve të cilët kanë punuar në institucione demokratike dhe organizata ndërkombëtare në Afganistan, kurse janë nën kërcënim të regjimit taleban./TV21

Back to top button