Afërsisht 10 % e popullsisë së botës vuajnë nga ndonjë lloj paaftësie, ndërsa 25 % janë të lidhur direkt me një problem paaftësie në familjen e tyre. Një në dhjetë evropianë kanë ndonjë dëmtim fizik, ndijor ose mendor.

Në programin e mëngjesit, “Për Ditë të Mbarë”, Mexhit Koniqi nga Shoqata e të verbërve të Kosovës, tregoi për një problematikë aktuale me të cilen përballen ata.

“Është e vërtetë se në Kosovë mundësia e shoqërimit të personit të verbër përmes qenit është e pamundur për faktin se një qen shoqërues kushton 10 mijë euro”, tha Koniqi./21Media