10 pacientë me Covid-19 aktualisht po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Prej 10 pacientëve me Covid-19 që po trajtohen, katër pacientë janë në oksigjeno-terapi.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 115 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 75 Rëntgena, 33 EHO dhe 7 CT-ja. 2 Pacient me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.”, informoi sot spitali.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 176 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga ata,
12 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./21Media