Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë të hospitalizuar 17 pacientë.

Prej tyre, me Covid 19 janë gjithsej 10 pacientë. Prej tyre 7 pacientë janë në gjendje stabile; 3 me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve njeri është në gjendje më të rënduar duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, shkruan rtv21.tv.

Klinika ka njoftuar se në infektivë vazhdojnë trajtimin 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19, por që kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe në pritje të rezultateve janë 5 pacientë.

Nga data 08 shkurt deri më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.635 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.064 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./21Media