Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot ka deklaruar për rastet e reja me Covid-19 në Prishtinë.

Ahmeti ka thënë se 10 rastet e fundit, janë raste kontakte të një personit i cili ka punuar në një organizatë, e pastaj fëmijët e tij i ka dërguar në dy çerdhe të ndryshme.

“Nesër do t’i testojmë fëmijët e këtyre çerdheve. Mbrëmë kemi vendosur që t’i mbyllim çerdhet dhe t’i dezinfektojmë hapësirat”, tha ai në një konferencë për media.

Ahmeti deklaroi se sot janë testuar mbi 100 persona dhe nesër priten rezultatet e tyre.

Ndërkaq për mbylljen e çerdhes “Xixëllonjat”, Ahmeti u shpreh se burri i një edukatoreje ka rezultuar pozitiv, me ç’rast si masë parandaluese për shpërndarjen e koronavirusit, kanë vendosur që çerdhja të mbyllet dhe të testohen fëmijët, ndërsa pa marr parasysh rezultatit sipas Ahmetit edukatorja do të vetizolohet për 14 ditë.

Ahmeti ka shtuar se nuk janë duke u respektuar masat e parapara nga IKSHPK-ja.

31 raste me Covid-19 janë raste aktive në kryeqytet./21Media