Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar 10 raste të reja me Covid-19, nga gjithsej 189 teste të realizuara.

Rastet e reja janë 6 në Shkup , 2 në Kumanovë, 1 në Prilep dhe 1 në Veles. Ndërsa në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 5 persona të shëruar nga Covid-19.

Në Klinikën për sëmundje infektive ka humbur jetën një pacient nga Dellçeva, 60 vjeçar. Pacienti në fjalë ka vuajtur edhe nga sëmundje malinje.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë është 1674, numri i pacientëve të shëruar është 1205, kanë humbur jetën 92 pacientë, ndërsa raste aktive janë 377./TV21