Ndryshime drastike të fytyrave publike

Ndryshime drastike të fytyrave publike

Disa nga emra të njohur të skenës ndërkombëtare vendosën që të bëjnë ndryshime drastike në dukjen e tyre.

Ndryshimet filluan që nga ngjyra e flokëve, mënyra e të veshurit, vendosja e grimit më ndryshe etj.

Rtv21.tv ua sjellë disa persona që në vitin 2018 mezi u njihen nga ndryshimet drastike që bënë.

Lista e këtyre ndryshimeve fillon me aktoren e njohur, Scarlett Johansson, e cila vendosi që të ndryshojë ngjyrën e flokëve dhe të vendosë grim më të theksuar.

Daisy Ridley, një aktore që u bë e famshme nga roli i saj në “Star Wars: The Last Jedi”, vendosi t’i befasojë fansat e saj me mënyrën e të veshurit. Ridley nga një adoleshente e rebeluar u rikthye në një zonjë e vërtetë e viteve të 50-ta.

Sofie Turner gjithashtu aktore e njohur nga roli i saj në “Game of Thrones”, vendosi të ndryshojë ngjyrën e flokëve. Aktorja nga brune u shndërrua në bjonde, shkruan rtv21.tv

Lista vazhdon me një aktore tjetër të “Game of Thrones”, Maisie Williams, e cila vendosi të lyej flokët e saj ngjyrë rozë.

Aktorja shumë e njohur, Emilia Clarke nga brune u shndërrua në një bjonde tërheqëse, shkruan rtv21.tv

Në këtë listë hynë edhe meshkujt, të cilët vendosën të bënin ndryshime në dukjen e tyre.

Johan Hill pas humbjes në peshë në vitit 2017, vendosi të eksperimentoj edhe me flokët e tij që ua ndërroi ngjyrën disa herë.

Reperi i njohur, Kanye West gjithashtu ngjyrosi flokët gjatë vitit 2018.

Miliarderia më e re në moshë, Kylie Jenner përpos që u bë nënë dhe u rendit si njëra nga fytyrat më të paguara, ajo vendosi edhe të ndryshojë ngjyrën e flokëve.

Për dallim nga aktoret tjera, Zoë Kravitz vendosi t’i rrisë flokët e saj natyral, pasi që gjithmonë i priste, shkruan rtv21.tv

Në vitin 2018 këngëtarja e njohur, Lady Gaga vendosi të vishej si një zonjë e vërtetë me fustane që dukeshin si për princeshat në përralla./21Media