137 raste të reja janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit nga gjithsej 1437 teste të realizuara, informojnë nga ministria e Shëndetësisë. Rastet e reja janë paraqitur në këto qytete, në Shkup 64 raste, në Kumanovë 7, në Shtip 19, në Prilep 1, Tetovë 7, Strugë 14, Veles 1, Manastir 2, Ohër 5, Gostivar 6, Radovish 2, Krushevë 1, Demir Hisar 1, Sveti Nikollë 3, Kërçovë 4.

Në ndërkohë që janë shëruar 131 pacientë informojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Pacientët e shëruar janë nga Shkupi, Shtipi, Tetova, Struga,Velesi, Ohri dhe Gostivari.

Betëjen nga Covid-19 e kanë humbur 10 pacientë. Viktimat janë pesë nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një viktimë nga Tetova, Gostivari dhe Radovishi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në vend shkon në 9547, numri i të shëruarve në 5071, ndërsa kanë humbur jetën 442 persona. Raste aktive në vend janë 4034./TV21