Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1908 testime, nga të cilat 422 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 10 persona duke shënuar rënie krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan 14 persona të vdekur të prekur me koronavirus.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 631 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,752 që nga fillimi i epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 53,425 raste, prej tyre 28,752 janë shëruar, 23,575 janë raste ende aktive, derisa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1098 persona.