10 persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 705 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.922 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 705 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 3 raste (71, 68, 62 vjeç), Rahovec 2 raste (85, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (87 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 83.717 raste nga 393.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.786 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 522 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.123 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.808./21Media

522 TË SHËRUAR DHE 705 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, 23 March 2021