Mbrëmë, tekniku Pep Guardiola nënshkroi kontratën e re të ofruar nga krerët e Manchester Cityt, kështu duke vazhduar me klubi anglez edhe për dy vite. Guardiola në një komunikatë për media u shpreh i gëzuar, që ky do të jetë fillimi i shumë gjërave të reja që po i presin.

Guardiola deri tani ka fituar dy tituj të Premier Ligës me Cityn dhe në përgjithësi në tërë karrierën e tij si trajner ka 29 trofe të fituar dhe rënditet i katërti në listën e trajnerëve më të suksesshëm në histori të futbollit.

I pari i listës është ish-trajneri legjendar i Manchester United-it, Sir Alex Ferguson, me një karrierë fantastike në detyrën e menaxherit.

Listën e plotë të trajnerëve më të mirë në histori mund ta gjeni më poshtë.

1. Sir Alex Ferguson – Skocez – 49 trofe
2. Mircea Lucescu – Rumun – 32 trofe
3. Valeriy Lobanovskyi – Ukrainas – 30 trofe
4. Pep Guardiola – Spanjoll – 29 trofe
5. Ottmar Hitzfeld – Gjerman – 28 trofe
6. John Stein – Skocez – 27 trofe
7. Luiz Felipe Scolari – Brazilian – 26 trofe
8. Jose Mourinho – Portugez – 25 trofe
9. Giovanni Trapattoni – Italian – 23 trofe
10. Arsene Wenger – Francez – 21 trofe