10 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3 mijë e 108 teste, ndërsa janë regjistruar 37 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: Në Shkup – 15, Kumanovë – 5, Prilep – 3, Tetovë, Gostivar, Kavadarci, Ohër dhe Kërçovë nga 2, Manastir, Strumicë, Negotinë dhe Radovish nga 1.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 90 pacientë të shëruar. Kurse janë konfirmuar 10 viktima nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë është 155 mijë e 304, numri i pacientëve të shëruar është 148 mijë e 798, numri i vdekjeve është 5 mijë e 423, ndërsa numri i rasteve aktive është 1 mijë e 83./21Media

Back to top button