Më 15 dhjetor të vitit 2010 ka hyrë në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Më 8 nëntor 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave te Brendshëm të Bashkimit Evropian ka miratuar në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ky vendim i ka hapur rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve në 27 vendet e zonës Shengen.

Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët, edhe pse ekzistojnë një sërë kushtesh që duhen respektuar. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike.