Kurti: Ndërmorëm veprime konkrete në luftimin e korrupsionit dhe ç’kapjen e shtetit kurse në rrëzimin e Qeverisë u bënë bashkë të gjitha partitë e regjimit të vjetër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raportoi për 100 ditëshin e punës së tij. Ai tha se gjatë këtij 100 ditëshi, 50 prej të cilave në detyrë,  është fokusuar në ndërprerjen e keqpërdorimit të parasë publike, ndërkaq kritikoi  qeveritë e kaluara për korrupsion e nepotizëm.
Kryeministri në detyrë Kurti gjatë diskutimit të tij e përmendi regjimin e vjetër duke aluduar edhe në LDK-në. Reaguan dy ministra nga radhët e kësaj partie.( Teksti-Kujtesa Bajrami FANA)./21Media