Çdo qytetarë i prekur me Covid-19 në Komunën e Obiliqt do të subvencionohet me nga 100 euro. Ky vendim u mor në senacën e Kuvendit të kësaj komune.

“Çdo qytetarë të prekur nga Covid-19 do të subvenciohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 300€, ky vendim do vlejë që nga dita e shpalljes së pandemisë e deri në përfundimin e saj sipas vendimeve të institucioneve shëndetësore. Për formën dhe mënyrë e aplikimit, ekipet e shtabit emergjent, do të i njoftojnë të gjithë qytetarët e prekur me Covid-19, sipas listës me testimet PCR të Instituti Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.”, ka njoftuar kryetari i Obliqit, Xhafer Gashi.

Ai po ashtu ka falënderuar  asambleistët e kuvendit, për përkrahjen e këtij vendimi./21Media