Komuna e Ferizajt ka njoftuar se janë regjistruar edhe 10 raste të reja me koronavirus në këtë komunë, që e çon në 100 numrin e rasteve aktive. Në Ferizaj janë shëruar edhe 3 persona, derisa numri i të shëruarve ka shkuar në 139.

“10 raste të reja me COVID-19 në Ferizaj dhe 3 të shëruar. Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 10 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj që çon në 100 numrin e rasteve aktive dhe 3 të shëruar që çon në 139 numrin e të shëruarve.”, thuhet në njoftimin e komunës./21Media