Sot në komunën e Gjilanit është hapur inkubatori për agro-biznes, me qëllim kryesor krijimin e vendeve të reja të punës, anagazhimin e të rinjëve në këtë sektor.

“Janë trajnuar 46 të rinjë në përpunimin e produkteve agro, pastaj 50 të rinjve në bujqësi, 107 të rinjve në Teknologjinë Informative. Poashtu, janë kontraktuar 102 praktika në biznese të ndryshme agro në Rajonin e Lindjes, prej tyre 18 të rinjë janë punësuar me kontrata të rregullta pune. Janë trajnuar 104 të rinjë në kthimet e investimeve në bujqësi dhe 100 persona për zhvillimin e biznes planit. Përmes nën-granteve janë financuar 37 biznese fillestare dhe 7 biznese ekzistuese. Rezultatet e deritanishme të projektit janë sigurimi i qëndrueshëm i 100 vendeve të reja të punës”, tha kryetari Lutfi Haziri.

Haziri ka bërë të ditur se hapja e inkubatorit të agrobiznesit  është pjesa finale e këtij programi 3-vjeçar që është i lidhur ngushtë me shkollën e mesme të bujqësisë “Arbëria” synim tjetër është lidhja e pikës së tretë Fakulteti i Bujqësisë.

Në fund të këtij takimi u nënshkrua një memorandum i bashkëpunimit për kujdesin e mëtutjeshëm të inkubatorit dhe pajisjeve tjera përcjellëse.

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian./21Media