Gabriel Garsia Markez ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës tonë

Gabriel Garsia Markez ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës tonë

Netflix po adapton kryeveprën e autorit kolumbian, Gabriel Garcia Marquez “100 vjet vetmi” në serial.

“Kjo është hera e parë dhe e vetme në më shumë se 50 vjet që familja e tij e ka lejuar projektin të përshtatet për ekran” u tha nga zyrtarët e Netflix.

Gabriel Garsia Markez ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës tonë, i përkthyer në dhjetra gjuhë, i studiuar dhe vlerësuar nga mendimi kritik botëror, në vitin 1982 ka fituar çmimin Nobel.

Gabriel García Márquez, ishte një romancier kolumbian, shkrimtar i tregim të shkurtër, skenarist dhe gazetar, i njohur si Gabo në gjithë Amerikën Latine.

Fituesi i çmimit Nobel, Gabriel Garcia Marquez ka vdekur në vitin 2014 në Meksiko, në moshën 87 vjeçare./21Media