Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sonte konfirmoi se 102 persona të prekur me Covid-19 vdiqën në vendin tonë.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.”, bëri të ditur IKSHPK.

Instituti konfirmoi edhe për 40 persona të shëruar dhe 216 raste të reja me Covid-19.

“Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.”, njoftoi më tutje IKSHPK./21Media