Ministria e Shëndetësisë kanë mbajtur konferencë për media për të treguar të dhënat e fundit të koronavirusit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se me datën 16 korrik 2020 janë testuar gjithsejt 489 mostra të marra në QKUK si dhe nga gjurmimi i rasteve në terren, nga to 103 kanë dalë pozitive. Gjithashtu gjatë ditës së kaluar janë shëruar 95 pacientë.

Të infektuarit e raportuar për datën 16 korrik vijnë nga: Prishtina 28 raste, Podujeva 16 raste, Ferizaj 12 raste, Mitrovica 10 raste, Drenasi 7 raste, Prizreni 6 raste, Gjilani 5 raste, Vushtrria 5 raste, Fushë Kosova 5 raste, Shtimja 4 raste, Suhareka 3 raste, dhe me nga një rast Kaqaniku dhe Skenderaj.

Numri i personave të infektuar në përgjithësi në Kosovë ka arritur në 5/472, nga gjithsejt 30.005 mostra të testuara. Nga ta 124 kanë vdekur, 2.640 janë shëruar teksa 2.708 mbesin aktive./21Media

#XhevatJakupi103 raste pozitive me COVID-19 dhe 95 të shëruar

#XhevatJakupi 103 raste pozitive me COVID-19 dhe 95 të shëruar

Gepostet von RTV21 am Freitag, 17. Juli 2020