Edhe ndershmëria e tij nuk mund ta shpëtonte një 27-vjeçar nga procedura e marrjes së patentë shoferit.

Pajisja matëse e zyrtarit regjistroi një makinë që udhëtonte me plot 106 km/orë, në zonën lokale me 50 km/orë të lejuara. Kur u pyet nga policia, 27-vjeçari tha se donte vetëm të provonte turbo-n e sapo instaluar në automjetin e tij, transmeton rtv21.tv.

Rasti ka ndodhur në Salzburg të Austrisë.

Një tjetër u kap me 101 km/orë dhe mund të presë të njëjtin dënim: një raport te autoriteti kompetent, i ndjekur nga një procedurë e tërheqjes së lejes së drejtimit./21Media