106 vjeçarja mposhti COVID-19 dy herë
14 Janar 2021
Një pensioniste e cila i ka mbijetuar dy luftërave botërore dhe tre pandemive, ka festuar datëlindjen e saj të 106-të, pasi mposhti COVID-19 dy herë.
Mary Nicholson doli pozitive me COVID-19 në prag të Vitit të Ri, por tha se ndihej “më e shëndetshme se kurrë” pasi kapërceu virusin në kohë për të festuar datëlindjen e saj të martën.
Ajo zbuloi sekretin e saj për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
“Sekreti është konsumimi i qumështit me yndyrë të plotë, gjalpit si dhe ndonjë gotë whiskey natën”, tha ajo.
Nicholson u shpreh se ishte mjaft e kënaqur që po festonte edhe pse nuk mundi të bashkohej me të afërmit e saj për shkak të kufizimeve nga virusi.