Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar edhe 3 viktima të reja nga koronavirusi.

Gjithashtu nga 477 teste të kryera u regjistruan 108 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Është rritur dhe numri i të shtruarve dhe ata në terapi intensive ku numërohen 126 të shtruar, 22 në terapi intensive dhe 12 të intubuar.