Një grua 108-vjeçare e cila e kishte përballuar virusin spanjoll të vitit 1916, ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Mary Keir, e cila jeton në një shtëpi kujdesi në Carmarthenshire, ishte një nga 37 njerëzit në Llandeilo, Wales që mori vaksinën Pfizer-BioNTech, transmeton rtv21.tv.

Keir, e cila ishte katër vjeç në fillimin e shpërthimit të gripit spanjoll në vitin 1916, tha se ndihet “shumë më e sigurt dhe më e lumtur” pasi që u vaksionua.

Rreth 140,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar janë vaksinuar këtë javë./21Media