Fatima Negrini, 108-vjeçarja nga Italia e veriut është shëruar nga Covid-19. Gruaja ka festuar 108 vjetorin e lindjes në shtëpinë e pleqve Anni Azzurri San Faustino, në Milano.

“Zoti më harroi mua”, ka thënë Fatima, raportojnë mediat italiane.

108 vjeçarja ka qenë e infektuar nga koronavirusi nga muaji prill, ndërsa ka dalë negative në mes të muajit maj.

Sipas mediave italiane, Negrini ka tre djemë, të moshave 89, 88 dhe 78 vjeç, katër nipër dhe mbesa./21Media