11 mijë 922 raste aktive me Covid-19
12 Dhjetor 2020
Ashtu si gjithë bota edhe Kosova ende po përballet me pandeminë e koronavirusit.
Ndonëse vërehet një rënie e lehtë e rasteve të reja dhe rritje e të shëruarve, numri i të vdekurve mbetet i lartë. Vetëm dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, janë konfirmuar 13 të vdekur. Ndërkohë numri i rasteve aktive të regjistruara me Covid-19 është 11 mijë 922.
Në 1 mijë 775 mostra të testuara dje janë konfirmuar 790 raste pozitive, kurse të shëruar 696.
Numri total i rasteve pozitive është 45 mijë 594 raste nga 160 mijë 352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë 174 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 32 mijë 498 raste/21Media