11 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë në Pejë

 

69 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Nga spitali u bë e ditur se dy pacientë janë në respirator, ndërsa 47 të tjerë janë në oksigjenoterapi. Kurse, 11 pacientë raportohet të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“69 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, u bë e ditur nga spitali.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 217 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga ata, 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

532 mijë e 333 qytetarë të Kosovës janë infektuar me COVID-19 prej 13 marsit kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me këtë virus. Ndërsa shkak i infektimi me virusin korona 1 mijë e 355 kanë vdekur. Kështu raportohet në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), raport ky 24 orësh. /21Media

Back to top button