11 pacientë me COVID19 në Pejë në gjendje më të rëndë
30 Dhjetor 2020
64 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, nga ta 11 janë në gjendje më të rëndë.
“64 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 48 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 181 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 12 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Ndërsa në nivel të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 109 pozitive me koronavirus nga gjithsej 744 mostra të testuara. Kurse, brenda kësaj periudhe janë shëruar 454 pacientë. Ndërsa numri i rasteve aktive është 9.162 persona të ifektuar me COVID19.