Sot në  Kosovë janë rregjistruar 11 raste të reja me koronavirus kurse 2 persona janë shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bënë të ditur se janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë”, bëhet e ditur në njoftimin e IKSHPK-së. /21Media