Nga 53 rastet e reja që u konfirmuan sonte në Kosovë, 11 janë nga komuna e Istogut. Drejtori i Shëndetësisë i kësaj komune, Mujë Osmanaj ka bërë të ditur se 11 të infektuarit që u konfirmuan sonte pozitiv me Covid-19, janë nga fshati Shushicë, mostrat e të cilëve u morën të enjten.

Osmanaj bëri të ditur se janë në pritje të rezultateve të tjera në këtë komunë.

“Sot nga IKSHPK u konfirmuan 11 raste covid-19 pozitiv nga fshati Shushicë,mosra të marrura ditën e enjte 11.06.2020! Dje janë marrë edhe 9 mostra tjera(3 në Tomoc,3 në Vrellë dhe 3 nga punëtorët e QKMF) dhe jemi në pritje të rezultateve ditëve në vijim… Të shpresojmë që do dalin negativ,ndërsa të prekurve me covid u urojmë shërim të shpejt! Pandemia vazhdon,virusi po perhapet”, theksoi Osmanaj në postimin e tij në Facebook./21Media