11 të vdekur dhe 83 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
28 Dhjetor 2020
11 persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa u konfirmuan edhe 83 raste të reja.
Ky është numri më i ulët i të prekurve që nga muaji korrik i këtij viti.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se u shëruan gjithsej 419 persona brenda 24 orëve të fundit.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut numri i të prekurve nga Covid-19 është 81.804 dhe 19.698 janë raste aktive./21Media