11 të vdekur dhe 887 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Edhe 11 persona janë regjistruar vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19 në Shqipëri, njofton Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë konfirmuar edhe 887 persona pozitiv me Covid-19 nga 3891 testime të kryera.

Të shëruar janë regjistruar 523 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,906 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 292 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Viktimat vijnë nga këto bashki: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54-86 vjeç.

Kurse rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 330 raste në Tiranë, 56 raste në Durrës, 55 raste në Vlorë, 43 raste në Lushnje, 38 raste në Fier, 34 raste në Elbasan, 23 raste në Berat, 21 raste në Kurbin, 19 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Krujë, Lezhë, 16 raste në Kamëz, 14 raste në Mallakastër dhe Gramsh, 13 raste në Kukës, 12 raste në Gjirokastër, Sarandë, 11 raste në Kuçovë, 10 raste në Librazhd, 8 raste në Pogradec, 7 raste në Mirditë, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak, 6 raste në Mat, Divjakë, Dibër, Skrapar, 5 raste në Patos, 4 raste në Korçë, Has, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Vorë, 3 raste në Rrogozhinë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Tepelenë, Belsh, Prrenjas, Bulqizë, Himarë, Klos, 1 rast në Devoll, Selenicë, Rroskovec, Cërrik, Këlcyrë, Libohovë./21Media

Back to top button