Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë kryer 2 mijë e 384 testime, nga të cilat janë konfirmuar 507 raste pozitive me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: 295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet.

Gjatë këtyre orëve janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12 mijë e 493 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur betejën me COVID-19 11 persona./21Media