11 persona e kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë,  ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Në mesin e viktimave është edhe një 31 vjeçar nga Mamusha.

Viktimat tjera janë nga:  Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç).

Gjithsej 860 persona kanë vdekur nga virusi, që nga muaji mars.

Gjatë këtyre orëve janë konfirmuar 720 raste të reja me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 31 mijë e 215 raste./21Media