Një djalë 11-vjeçar më në fund u ribashkua me gjyshen e tij pasi eci mbi 2 mijë e 735 km nga Sicilia.

Romeo Cox përqafoi gjyshen e tij Rosemary, 77 vjeçare të dielën pasi filloi udhëtimin e tij tre-mujor nga Palermo në Londër më 20 qershor.

Djali i ri, të cilit iu bashkua në udhëtimin e tij edhe babai Phil, 46, eci nëpër Itali, Zvicër dhe Francë dhe luftoi me qentë e egër në mënyrë që të ribashkohej me gjyshen e tij që nuk e kishte parë më shumë se një vit, transmeton rtv21.tv.

Pasi mbërritën në Londër, ai dhe babai i tij u desh të prisnin edhe dy javë për shkak të karantinës së koronavirusit para të ishin në gjendje të shihnin Rosemary në shtëpinë e saj në Witney, Oxfordshire.

Pamjet tregojnë djaloshin që kalon një rrugë përpara të përqafojë gjyshen e tij.

Sapo hyri në shtëpi, Rosemary i thotë nipit të saj: Unë jam me të vërtetë krenare për ty. Fantastike është ajo që keni bërë. Te lumtë.

Duke përshkruar momentin kur ai më në fund ishte në gjendje të shihte gjyshen e tij Romeo tha: Duke iu afruar shtëpisë së gjyshes, unë sapo fillova të vrapoj dhe e lashë babanë tim pas. Ne kishim përqafimin më të mirë ndonjëherë – vërtet më të mirën.

Romeo, babai i të cilit është anglez dhe nëna Giovanna është italiane, u zhvendos nga Hackney, Londra Lindore, në Palermo në Sicili vitin e kaluar. Ky veprim do të thoshte se ai nuk ishte në gjendje ta shihte gjyshen e tij gjatë kohës së panemisë.

Gjatë aventurës së tyre, Romeo dhe babai i tij fjetën jashtë me me një tufë me qen të egër dhe gjithashtu takuan një gomar të egër të cilin e quajtën Pedro.

Përfundimisht, pas 93 ditësh dyshja arriti në Sheshin Trafalgar më 21 shtator./21Media